Deri në ç’moshë iu rritet gjoksi femrave?

Madhësinë e gjoksit e përcaktojnë faktorët: gjenetikë, pesha, mosha dhe shtatzënitë, ndërkaq ndryshime në madhësi dhe formë të tij ndodhin gjatë gjithë jetës. Megjithatë kanë një moshë të caktuar deri kur rriten.

Në ndryshimin e madhësisë së gjoksit ndikon koha e ndryshme gjatë ciklit. Te shumica e femrave gjoksi zhvillohen plotësisht 3 deri në 4 vjet pas ciklit të parë, ndërkaq proçesi i rritjes së tj përfundon në adoleshencë apo deri në fillim të moshës 20 vjeç.

Megjithatë ndryshimet në madhësinë e tij dhe në formë ndodhin gjatë gjithë jetës dhe janë të lidhura me ndryshimet në indet e gjoksit.

Disa femra, si pasojë e shtatzënisë, kanë gjoks më të madh, ndërsa disave pas përfundimit të ushqyerjes së foshnjes me gji, iu zvogëlohen.

Gjithashtu edhe gjenetika luan një rol të madh në madhësinë dhe formën e gjoksit.

Gjenet ndikojnë në nivelin e hormoneve, të cilat pastaj ndikojnë në indet e gjoksit duke caktuar dendësinë, por edhe dukjen e lëkurës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Një “Golden Girl” si Kim Kardashian

Kim Kardashian tregon format e saj të famshme në fotot e reja...
Read More