Dermatologia e Angelinës zbulon sekretin e dukjes rinore të saj

Aktorja Angelina Jolie gjithë jetën i është besnike një femre – dermatologes, identiteti i së cilës është zbuluar kohë më parë në revistën “In Style”.

“Nëna më ka dërguar tek ajo derisa kam qenë ende e vogël dhe që atëherë i jam besnike”, ka treguar aktorja, ndërkaq tani edhe këshilltarja e saj shumëvjeçare për kurën e fytyrës mjekja Rhonda Rand, për “Refenery 29” ka zbuluar sekretin e dukjes rinore të divës dyzetedyvjeçare.

Natyrshëm

Sipas fjalëve të Randës, Angelina ka lëkurë të bukur natyrale.

“Angelina ka pasur fat, sepse nga e ëma ka trashëguar tenin e mrekullueshëm. Gjithmonë ka qenë bukuroshe natyrale, andaj nuk është dashur të ketë ndonjë kujdes të tepruar rreth dukjes. Tani përdor rregullisht kremrat me faktorin mbrojtës, tonik të butë për pastrim të fytyrës, antioksidanse dhe produkte natyrale. Kjo është e gjitha”, ka thënë ajo.

Udhëtimet

Kur udhëton, Angelina gjithmonë merr me vete kremin për pastrim të fytyrës me faktorin mbrojtës të cilin e ka shpikur pikërisht mjekja e saj.

Tretmanët

I vetmi tretman, pos pastrimit, të cilin Angelina e bën është eliminimi me laser i njollave të diellit.

Angelina para pak kohësh është përballur me menopauzën dhe këtu si kryesore është treguar rutina e saj në tretmanin e bukurisë.

“Nëpërmjet ndryshimeve të cilat ia imponon kjo periudhë jetësore çdo femre, është me rëndësi të kurohet lëkura dhe të përdoren produkte cilësore siç janë antioksidanset, retinola”, ka theksuar Rhonda.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rita Ora këndon LIVE “Your Song” dhe “Anywhere” në BAMBI Awards 2017-të

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, mbrëmë morri pjesë në...
Read More