Dermatologu: Kujdesi i mëngjesit për gratë në moshën 20, 30 dhe 40-vjeçare!

Kur është fjala për kujdesin e lëkurës, ka dy rregulla për të kujtuar: Këmbëngulja është çelësi, dhe koha është mbi të gjitha. “Unë gjithmonë them se te të 20-tat keni lëkurën me të cilën keni lindur, por në moshën 50-vjeçare të gjithë marrim lëkurën që meritojmë”, thotë për revistën “Elle”, dermatologu Dendy Engelman. Kujdesi i fytyrës sipas tij duhet të variojë sipas moshës. Ja si më konkretisht:

Në moshën 20-vjeçare

Ju keni vendosur tashmë disa baza themelore të kujdesit për lëkurën, si pastruesit, gjëja më e rëndësishme në këtë fazë është ta mbroni lëkurën. “Nëse ju filloni të kujdeseni për lëkurën tuaj që tani, ju do të keni më pak shqetësime më vonë”, thotë Engelman.
Kjo do të thotë se duhet të praktikoni kremin mbrojtës ndaj diellit dhe të zbatoni disa këshilla.

Zgjidhni larësin tipik sipas llojit të lëkurës

Hapi i parë në çdo rutinë për kujdesin e mirë të lëkurës: pastrimi i duhur. Larja me pastruesin e gabuar, në fakt mund t’i bëjë më shumë dëme lëkurës. Nëse keni lëkurë normale, merrni një ‘gel cleanser’, apo një shkumë pastruese, për këtë tip lëkure.
Nëse keni lëkurë të thatë ose të ndjeshme, qëndroni larg formulave me shkumë, ose me aroma, të cilat mund të jenë irrituese. Provoni opsionet e buta, si balsamet dhe qumështi pastrues.
Nëse keni lëkurë me vaj ose puçrra, shikoni për pastrues me 2 për qind ‘glycolic’ ose ‘oksid salicilik’ për të mbajtur në kontroll yndyrën ose bakteret. Për rezultate më të mira, “përhapeni pastruesin në formë rrethore dhe lëreni të paktën një minutë para se ta shpëlani”, – thotë Engelman.

Shto antioksidantë

“Ata janë superheronjtë e kujdesit për lëkurën, që parandalojnë humbjen e kolagjenit dhe dëmet nga dielli,” – thotë Engelman, që rekomandon të filloni me një përforcues të fuqishëm, si një serum ose ‘moisturizer’, ose produkte me antioksidantë që përfshijnë vitaminë C, çaj të gjelbër dhe shegë.

Aplikoni mbrojtësin nga dielli çdo ditë

Kremi mbrojtës nga dielli formon një barrierë të padukshme mbrojtëse për të parandaluar toksinat e dëmshme dhe grimcat e ndotjes. Ai duhet aplkiuar çdo ditë. Madje, gjatë gjithë ditës, ju duhet ta riaplikoni çdo disa orë.

Në moshën 30-vjeçare

Është koha për të filluar me produktet kundër plakjes, sepse ato linjat e bukura s’janë më, dhe rrudhat po fillojnë të duken.

Zgjidhni pastrues ose tonifikues me pH të balancuar

Arsyeja? Lëkura fillon të thahet me kalimin e moshës dhe larja e shpeshtë mund ta ndihmojë lëkurën të hidratohet. Merrni edhe një tonifikues dhe hidhni disa pika në pëllëmbët tuaja, fshijini ato së bashku, dhe butësisht shtypni me to ballin tuaj, faqet dhe mjekrën.

Serumet

Lëkura e humbet shkëlqimin në këtë moshë për shkak se qelizat e vdekura kërkojnë më shumë kohë që të rigjenerohen. Mënyra më e mirë për ta sjellë përsëri atë shkëlqim rinor? Përdorni një ‘eksfoliator kimik’ me ‘acid glycolic’, dy deri në tre herë në javë për të gjallëruar pigmentin.
Më pas zbatoni tonerin dhe serumin.

Filloni të përdorni një krem ??sysh

Në këtë moshë humbni rreth 10 për qind të kolagjenit të lëkurës nën sytë tuaj, duke ju theksuar qarqet e errëta. Për të ndaluar këto gjurmë, investoni me një krem për pjesën e syve dhe një serum të pasur me antioksidant, për t’ju ndihmuar me shenjat e plakjes.

Në moshën 40 vjeçare

Thatësia dhe rrudhat janë çështjet tuaja më të mëdha. Duhet më shumë hidratim dhe duhen më shumë përbërës në banjon tuaj në mëngjes, për kujdesin e lëkurës.

Blini një serum multifunksional

Duke përdorur një serum multifunksional me përbërës të plotë, mund t’ju ndihmojë shumë për hidratimin dhe rigjallërimin e lëkurës së fytyrës. Ato janë veçanërisht të efektshme, për shkak se mund të mbrojnë lëkurën dhe të parandalojnë rrudhat.

Vajrat e lëkurës e fytyrës

Vajrat për fytyrën janë si ‘Graili i shenjtë’ për lëkurën në këtë moshë, pasi mund të reduktojnë acarimet dhe rrisin hidratimin. Përdorni edhe maska hidratuese gjatë mbrëmjes, për më shumë rezultate në mëngjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mattis: Amerika vlerëson partnerët dhe aleancat

Shtetet e Bashkuara po punojnë për të forcuar aleancat dhe partneritetet ndërkombëtare,...
Read More