Dëshmia e 7 holandezëve, nëna: Dënim përjetë, më vranë dy djemtë

Gjysere Sulkut i janë vrarë të dy djemtë brenda 40 ditëve. Ndryshe nga shumë të tjerë që kanë humbur të afërm nga krimi, por që nuk gjejnë forcë të ndjekin gjyqet ndaj të akuzuarve, ajo nuk mungon në asnjë seancë. Më shumë sesa për të parë në sy të akuzuarit Klejvi e Markelian Doçi, gruaja do të dëgjojë zërin e drejtësisë gjatë dhënies së vendimit.

Dy vite nga masakra në bulevardin “Zogu i Parë”, 7 holandezë janë thirrur për të dëshmuar në gjyq. Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku, janë viktimat e vrasjeve që dyshohet se kanë ardhur si pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh. Sipas dyshimeve, kjo hakëmarrje lidhet me vrasjen e Durim Sulkut në Holandë në prill të 2015. Për këtë episod do të pyeten edhe shtatë holandezët e thirrur nga autoritetet shqiptare. Për këtë vrasje prokuroria akuzon nipat e Mentor Lufit, Kejvi dhe Markeljan Doçi.

Në seancën e djeshme do jepnin dëshmitë e tyre tre të pandehurit, dy vëllezërit Doçi dhe italiani Salvatore Letizia. Të tre ata kanë preferuar t’i qëndrojnë deponimeve të dhëna gjatë hetimeve. Markeljan dhe Kejvi Doçi pranojnë vrasjen e Besnik Sulkut, të kryer në Tiranë. Ata janë shprehur se ishin nën shoqërinë e xhaxhait të tyre, Mentor Lufi kur Sulku dhe Letizia i kanë sulmuar me armë. Ata pretendojnë se u vetëmbrojtjën, por dy vëllezërit nuk pranuan as vrasjen e Durim Sulkut në një parkim në Roterdam.

Nëna

Çdo seancë e këtij procesi gjyqësor ndiqet nga Gjysere Suklu, nëna e dy të vrarëve, Besnik dhe Durim Suklu. E moshuara shpreson jeton për të dënuar vrasësit e dy djemëve të saj. Në një deklaratë për mediat, pas seancës gjyqësore të tre autorëve të dyshuar, Sulku është shprehur se nëse drejtësia nuk jep dënimin maksimal, ajo çështjen do të çojë lart. Dhimbja e saj nuk gjen paqe, derisa vrasësit të marrin dënim përjetë. “Markeljan Doçi më ka vrarë dy çunat. Dua ta di se sa do të dënohet. Nëse nuk dënohet dënim përjetë, unë do ta kërkoj ku të jetë më lart. Drejtësia të jap dënimin maksimal për autorët. E vështirë t’i shoh vrasësit e djemve në gjykatë. Drejtësia mos korruptohet e t’i dënojë autorët. Nuk e di çdo bëj nëse Drejtësia s’dënon autorët”.

Seanca

Gjykata për Krimet e Rënda administroi rrëfimet e vëllezëre Klejvi e Markelian Doçi, të akuzuar për masakrën e 27 majit 2015 para Fakultetit të Shkencave të Natyrës në kryeqytet. Të pandehurit mohuan dyshimet e prokurorisë për përshirjen e tyre në vrasjen e Durim Sulkut në Holandë, ngjarje që parapriu masakrën. Gjatë seancës së të premtes tek Krimet e Rënda, të pandehurit Klejvi e Markelian nuk pranuan të pyeteshin para gjykatës, duke lejuar administrimin e deklarimeve të dhëna në fazën e hetimit.

Në përgjigjet e tij para prokurorëve, në dhjetor të vitit të kaluar, Doçi përjashtonte veten nga masakra, duke u vetëkonsideruar si dëshmitar i pjesshëm në ngjarje. Ai mohonte kategorikisht të kishte lidhje me vrasjen e Durimit në Holandë. “Unë i pata thënë xhaxhait tim, Mentor Lufi, që nëse procedohej, do ta merrja unë përsipër vrasjen e Suklut në Holandë. Ditën e arrestimit nuk e dija që xhaxhai kishte vdekur”, kishte pohuar ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sada Peca, një fashion-blogger e magjepsur nga abstraktja

E ftuar këtë të enjte në emisionin “Pop Culture” ka qenë Sada...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.