Dëshmia e Mekollit: E vrava gruan nga xhelozia

Bashkim Mekolli ka pranuar para hetuesve se e ka vrarë gruan e tij, Demirke Mekolli, nga xhelozia. “Sherri nisi që në darkë – tha ai, – dhe nuk po duroja më.”

Për krimin ka dëshmuar babai i autorit. I moshuari ka treguar se djali i tij kishte kohë që kurohej nga depresioni, ndërsa ishin në gjendje të rëndë ekonomike.

Dëshmia e babait të Bashkim Mekollit:

“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle.

Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Më kthe lekët dhe dhuratat”, si e përndiqte ish i dashuri vajzën nga Tirana dhe familjen e saj

“Nëse vendos të ndahesh nga unë, duhet të më kthesh mbrapsht lekët...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.