Dëshmia e oficeres që “rrezikon” ish-ministrin Tahiri, çfarë tregoi mikesha e Habilajve

Dëshmia e një oficere policie të Vlorës, është kthyer në provën e fortë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të kërkuar heqjen e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe arrestimin e tij për akuzën e “Trafikut të drogës” dhe “Korrupsionit pasiv”.

Një ditë më parë “BalkanWeb” përcolli detaje nga provat që Prokuroria paraqiti në seancën me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ku prova më e fortë u cilësua dëshmia e një oficereje policie në Vlorë, e cila ka pranuar të bashkëpunojë.

Kjo e fundit, thuhet se ka pasur njohje me Moisi Habilajn, trafikantin që përmend në bisedat e tij ish-ministrin, dhe mësohet se ka folur dhe ka dhënë dëshminë e saj para Prokurorisë kundër Saimir Tahirit.

Frika më e madhe e Prokurorisë në rast se ish-ministri i Brendshëm nuk arrestohet me autorizimin e Kuvendit është pikërisht intimidimi i saj.

Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Krimeve të Rënda ka mësuar në përgjimet e bisedave të anëtarëve të grupit, se kjo oficere ka qënë mike e kreut të grupit kriminal, Moisi Habilaj, i arrestuar pak ditë më parë nga prokuroria e Katanias.

Nisur nga këto të dhëna, Prokuroria ka shoqëruar pak ditë më parë këtë punonjëse police, duke i administruar dëshminë e saj në dosje.

Mësohet se oficerja ka treguar miqësinë që ka patur me Moisi Habiljan, duke shtuar se ky i fundit i ka thënë se është kushëri i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm.

Ajo ka dëshmuar se kjo bisedë është bërë në një Bar-Kafe në qytetin e Vlorës Sipas kësaj ofiecere, Moisi Habilaj i ka pohuar se kishte siguri në këtë punë, pasi ishte kushëri i Tahirit. Madje ajo pretendon se Habilaj i ka premtuar se do ndërhynte lart për ta ngritur në gradë dhe për ta emëruar në një pozicion më të mirë punë në polici.

Oficerja, e cila ishte kthyer në informatore të Habilajve, ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë, por nisur nga situata, ka kërkuar garantimin e mbrojtjes fizike dhe jetës së familjarëve të saj.

Shkak për këtë lëvizje të saj, duket se ka qenë frika e arrestimit nga policia, duke pranuar të rrëfejë gjithçka di rreth lëvizjeve të grupit që drejtohej me Habilaj.

Dëshmia e oficeres është administruar tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe madje është përmendur në Këshillin e Mandateve si një provë e fortë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Turqi – Shtohen sërish turistët

Megjithë krizat numri i turistëve në Turqi po shënon sërish ngritje. Por...
Read More