Dëshmia e plotë e Anisës: Shukriu më kërkoi lidhje sekrete



anisa alla“Pasi u prezantuam, kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili më pyeti nëse isha beqare apo e martuar. Ju përgjigja që jam beqare. Pastaj më tha: Pse nuk martoheni ju të rinjtë, apo keni frikë nga martesa? Për punën time fliste shumë pak, vetëm kur ia përmendja unë. Në pjesën më të madhe të bisedës fliste për mua personalisht”.

Kështu ka deklaruar përpara Oficerëve të Policisë Gjyqësore Anisa A., vajza e cila regjistroi ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili.

Pasi ajo i kishte kërkuar një takim për të gjetur një vend pune, Xhelili e priti në shkurt në zyrën e tij.

“Kur isha herën e dytë tek zyra, më tha: A je e gatshme që të kemi një lidhje bashkë, që të mos e marrë vesh kush. Pas takimit të dytë, Shukriu më shkroi në Facebook dhe më kërkoi që të më takonte diku në një ambient privat. Duke parë se kryetari i Bashkisë kërkonte favore seksuale, në këmbim të vendit të punës, me qëllim kam vazhduar lojën pasi ai po më fyente me ato kërkesa. Në këto kushte i kam kërkuar që të më fuste në punë dhe pastaj të takoheshim. Në një moment gjatë komunikimeve, Shukriu më tha: Të hënën bëhu gati që të emërohesh”.

“Dua të theksoj se në momentin që firmosi kontratën, kryetari i Bashkisë kërkonte favore seksuale ndaj meje. Edhe pas vazhdimit të punës, ai kërkonte takime private dhe favore seksuale duke më thënë se do më rregullonte në një vend më të mirë pune”.

Anisa thotë se pas kësaj ka marrë kontakt me gazetaren Ilva Tare, e cila i ka ofruar mundësinë që të bashkëpunojnë për ta regjistruar.

“Me Shukriun jemi takuar tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, dhe aty hipëm në automjetin e tij për të shkuar tek një hotel i quajtur R… Aty më pas kemi hyrë në dhomën e hotelit, ku ai u zhvesh dhe kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Pas disa tentativash i kam thënë Shukriut që do të iki pasi më kërkonte mami dhe më pas jam larguar nga hoteli”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Rama e katranosi punën me Trump-in. Por…

Nga Mustafa Nano Nuk ka asnjë diskutim që Edi Rama bëri gabimin...
Read More