Dëshmia e vrasësit në Shkodër: Hermesi më rrahu për një kapele, s’durova dot, kapa armët

“Nisi si lojë për një kapele, por…”. Kështu rrëfen autori i plagosjes së 23-vjeçarit Hermes Beqiri që ndërroi jetë mbrëmë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ka mjaftuar “loja” me kapelen, që Beqiri të rrahë 17-vjeçarin Elvis Hoxha, e ky i ndihmuar nga dy miqtë e tij, në gjaknxehtësi e sipër ka marrë kallashnikovin dhe e ka qëlluar në bark me një plumb, duke i prekur disa organe.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ai ka folur pak dhe ka treguar se çfarë e detyroi të kapte automatikun.

“Ne jemi ngatërruar për një kapele. Nisi pak si lojë, por më pas situata u bë serioze. Aty ngritëm zërin dhe ai më rrahu. Më pas kam marrë automatikun dhe e kam qëlluar nga dera e lokalit. Nuk kam dashur ta vras”,- ka thënë 17-vjeçari, siç mëson BalkanWeb.

NGJARJA
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, kur në lagjen “Guerrile” në vendin e njohur si ish-Zooteknika mbeti i plagosur rëndë shtetasi Hermes Beqiri, 23 vjeç. Ai mori një plumb në bark dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por ndonëse iu dha gjithë ndihma e nevojshme dhe u transportua drejt Tiranës mbrëmjen e së dielës ndërroi jetë, pasi plumbi i kishte prekur disa organe.

Autori i ngjarjes u arrestua pak minuta pas sherrit në fshatin Frudë, ndërsa policia i gjeti në dorë automatikun, ndërsa fare pranë vendit ku strehohej kishte edhe motorin me të cilin ishte larguar nga vendngjarja. Bashkë me të blutë e Shkodrës bashkë me të arrestuan edhe shokun e tij, shtetasin Ditmir Harifi, 17 vjeç i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Për ngjarjen është arrestuar edhe Bekim Turishta, duke u akuzuar për “Moskallëzim krimi”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tajlanda vendos ndalesë për duhanpirjen nëpër plazhe

Ky vend juglindor aziatik tashmë më dekada është një vend që frekuentohet...
Read More