‘Dëshmitari X’: Më kërcënuan djalin pas videos, nuk e di kush e ka bërë përgjimin

Partia Demokratike ka treguar me video dëshminë e bashkëpunëtorit X, i cili flet për njohjen me Agron Xhafaj, dhe thotë se ka qenë trafikant me të.

Dëshmitari X në videon e PD-së rrëfen njohjen e tij me vëllanë e ministrit Fatmir Xhafajt. Albert Veliu tha se me Agronin është njohur në itali, teksa të dy punonin në trafikun e drogës. Ai thotë se me të ka pasur një qejfmbetje në kohën kur ka rënë në burg dhe Agroni në Shqipëri ishte shndërruar në një biznesmen të fuqishëm. Ai tregon se nuk e di se kush e ka bërë përgjimin, dhe se i kanë kërcënuar djalin pas publikimit të videos.

Albert Veliu u shpreh:

Kam qenë në Itali kam punuar. Në 200 jam shkëputur në Itali, kam punuar me Agron Xhafajn, me kokainë me të gjitha gjërat. Kam qenë shoqërues gomoneje. Hoqa dorë se përballoja dot atë gjë. Agronin e njoh me anë të një miku tim, me anë të lidhjeve të punës në Itali. Komandonte punët, ai e merrte ne e shisnim.

Në 2005 kur më ndodhi një aksident dhe kryeva dënim prej 7 vjetësh akuzohesha për kokainë për 12 kg. U kapa në peskara, e bëra dënimin aty, në shkallë të parë mora 15 vjet, apeli ma la 8 vjet. Nga Agroni, më ka mbetur qejfi, kur rashë brenda nuk më solli një paketë cigare për aq sa kishim bërë

Kur dola nga burgu e takoj, më ofroi një punë për djalin, kamarier, në 2016. Djali është 22 vjeç, punoi kamarier 6 muaj, por e hoqën. Para 5-6 muajsh, flasim e i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte për në Itali, hashash, ta çonim në Itali, i kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, e vuta në provë sa korrekt qe për mua si Albert. I kërkova nderin por nuk i bëra këtë rrugë, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj.

Ai komandon Vlorën, ai atë punë ka bërë tërë kohën, më bëri favor, sille këtë çantë ta hedh matanë, unë e njihja nuk e njoh sot,. Më prezantoi me Ermalin,  nuk e di çfarë është shef kufiri a çfarë, mbiemrin nuk mund ta pyes. Me atë jam ulur në tavolinë.

Por unë nuk e bëra. Dua të jetoj me djersën e ballit të ha një copë bukë, thjesht e vura në provë. E dija që punon e bën, është korrekt, e saktë, të ndihmon të hedhësh mallin në Itali, të ndihmon, më çoi të Ermali, me nofkën Nake.

E bëra vënien në provë se ashtu më la në baltë, kur isha brenda, i ktheva kurrizin tani e s’dua të merrem me asnjë gjë. Kështu janë gjërat, si ja bën një njeriu ashtu e pëson, sot ai është dikush unë jam pa bukë në shtëpi.

Me drejtorin e vlerës bëhej shumë, me shefin e kufirit ca të them, punët e tyre unë do çoja një 100, arrita te beja 20 me leke borxh, me leke borxh do ta blija mallin.

Ai do më siguronte transportin, gomonen ata e kishin se unë ku e gjeta, unë jam hallexhi. Gjërat ishin të zgjidhura, s’kisha frikë nga policia se rrugët ishin te hapura. Agroni me tha, kur të vijë dita do takosh Ermalin. Atë ditë që u bëmë gati për rrugën u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje. Deti ka qene 7-8 ballë, qameti, nuk vazhdohej më tej.

Tani që doli përgjimi këto dite, qe ditën e parë madje më thotë djali jam bërë figure e njohur në Vlorë. E dëgjon im bir, i kishte thënë shoku i Agronit, shikoje se babai jot është bërë figure e njohur në Vlorë, vetë ta shikoj se s’marr vesh nga këto telefona me gishta, me thotë pronari i djalit shoku i përbashkët, ja zëri i babait.

“Para pesë, gjashtë muaj i kërkova të bëja një nder, katër muaj ka se tani më kujtohet, i kërkova një nder për barishte në Itali pra që të çoja hashash, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike dhe e vura në provë…. I kërkova nderin e vura në prove por nuk e vazhdova… thjesht për ta zhveshur se kush ishte Agron Xhafaj… kur isha në burg ai nuk më solli asnjë paketë… thjesht e vura në provë…”, tha dëshmitari Albert Veliu për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Por ç’lidhje ka Agron Xhafaj me hashashin?

“Ai atë punë ka bërë tërë kohën…”, tha dëshmitari.

Albert Veliu thote gjithashtu (por i pasigurtë) se Ermali ku e ka çuar Agroni, sipas tij, është shef kufiri.

“…Me Ermalin nuk e di se çfarë është ai, shef kufiri nuk e di se nuk mund të pyes për mbiemrin…”, tha ai.

“Nga kush ndihem i kërcënuar? Ku doli emri im? Nga e mësuan këta? E shikon që ata thonë që janë folur që kanë qenë në përgjim të Agronit a dikujt tjetër, ai është vetë i vetëdijshëm. Materiale të tjera s’kam çfarë ju them për Agronin se ai ka biznesin dhe jetën e tij. Filmime të tjera nuk kam bërë, të tjerat t’i japë vetë Agroni, jo unë, ai e di pse e ka bërë”.

“Ato janë të gjitha reale. Gjithmonë e ha një fukara dhe jo një i pasur. Zëri i tij, thonë zëri im, zëri i Ermalit dhe i Altinit, tani po ka gjë tjetër mund të jetë plaku im te banesa. Kur e pashë te djali te lokali, të gjitha këto folje që u bënë doli, të gjitha thanë ç’ne këto përgjime neve”, thotë më tej Veliu.

Albert Veliu “dëshmitari X”, që rrëfeu sot të gjithë njohjen me Agron Xahfën dhe  se si ai kishte punuar me të në fillim të viteve 200, rezulton se është i dënuar në Shqipëri.

Policia në vitin 2013 ka njoftuar dhe ekstradimin  e tij.

Njoftimi i policisë në 16 gusht 2013:

“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013, kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Albert Eqerem Veliu, vjeç 46, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip Volskwagen Golf, me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”.

policia njoftim ekstradim albert veliu

Veliu në një rrëfim për PD-në, theksoi se ai ka folur me Agron Xhafajn dhe se dëgjohet në audio-përgjim, ndërsa konfirmoi se një nga zërat është i vëllait të ministrit.

albert veliu

Pjesë nga dëshmia:

Albert Veliu 51 vjeç, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali kam punuar. Në 200 jam shkëputur në Itali, kam punuar me Agron Xhafajn, me kokainë me të gjitha gjërat. Kam qenë shoqërues gomoneje. Hoqa dorë se përballoja dot atë gjë. Agronin e njoh me anë të një miku tim, me anë të lidhjeve të punës në Itali. Komandonte punët, ai e merrte ne e shisnim. Në 2005 kur më ndodhi.

Në 2005 ndodhi një aksident dhe kryeva dënim prej 7 vjetësh akuzohesha për kokainë për 12 kg. U kapa në peskara, e bëra dënimin aty, në shkallë të parë mora 15 vjet, apeli ma la 8 vjet. Nga Agroni, më ka mbetur qejfi, kur rashë brenda nuk më solli një paketë cigare për aq sa kishim bërë.

albert veliu

Kur dola nga burgu e takoj, më ofroi një punë për djalin, kamarier, në 2016. Djali është 22 vjeç, punoi kamarier 6 muaj, por e hoqën. Para 5-6 muajsh, flasim e i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte për në Itali, hashash, ta çonim në Itali, i kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, e vuta në provë sa korrekt qe për mua si Albert. I kërkova nderin por nuk i bëra këtë rrugë, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj.

Ai komandon Vlorën, ai atë punë ka bërë tërë kohën, më bëri favor, sille këtë çantë ta hedh matanë, unë e njihja nuk e njoh sot,. Më prezantoi me Ermalin,  nuk e di çfarë është shef kufiri a çfarë, ,mbiemrin nuk mund ta pyes. Me atë jam ulur në tavolinë.

Por unë nuk e bëra. Dua të jetoj me djersën e ballit të ha një copë bukë, thjesht e vura në provë. E dija që punon e bën, është korrekt, e saktë, të ndihmon të hedhësh mallin në Itali, të ndihmon, më çoi të Ermali, me nofkën Nake.

deshmia albert veliu

E bëra vënien në provë se ashtu më la në baltë, kur isha brenda, i ktheva kurrizin tani e s’dua të merrem me asnjë gjë. Kështu janë gjërat, si ja bën një njeriu ashtu e pëson, sot ai është dikush unë jam pa bukë në shtëpi.

Me drejtorin e vlerës bëhej shumë, me shefin e kufirit ca të them, punët e tyre unë do çoja një 100, arrita te beja 20 me leke borxh, me leke borxh do ta blija mallin.

Ai do më siguronte transportin, gomonen ata e kishin se unë ku e gjeta, unë jam hallexhi. Gjërat ishin të zgjidhura, s’kisha frikë nga policia se rrugët ishin te hapura. Agroni me tha, kur të vijë dita do takosh Ermalin. Atë ditë që u bëmë gati për rrugën u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje. Deti ka qene 7-8 ballë, qameti, nuk vazhdohej më tej.

Tani që doli përgjimi këto dite, qe ditën e parë madje më thotë djali jam bërë figure e njohur në Vlorë. E dëgjon im bir, i kishte thënë shoku i Agronit, shikoje se babai jot është bërë figure e njohur në Vlorë, vetë ta shikoj se s’marr vesh nga këto telefona me gishta, me thotë pronari i djalit shoku i përbashkët, ja zëri i babait.

Sot i kishin vajtur djalit te puna, shefi i krimeve, e Alketi, do ta kalojmë në mbrojtje. Unë s’kam bërë gjë, unë jam fukara me pikon shtëpia, nuk dua mbrojtje nga ai dhe shteti, nuk kam frikë se nuk kam borxh, ca borxhi kam, ca kane në plan le ta bëjnë, të më vijë mua shefi i krimeve të më mbrojë për ça le ta thotë, kush, ku doli emri im, nuk është shpallur emri im, nga e mësuan këta. Ato që kanë qenë në përgjim, të Agronit apo dikujt tjetër, nuk e di, Agroni është vetë i vetëdijshëm.

Fillime të tjera skam bërë unë, i ka bërë vetë Agroni, aty janë, me dashje, pa dashje i ka bërë vete ai, nuk di unë, ça bën Agroni dhe akuzon Andonin, ato janë fakte reale, si zëri që ne kemi folur, gjithmonë e ha një fukara jo i pasur.

Zëri i atij, zëri im, zëri i Ermalit dhe Altinit, nëse ka ndonjë tjetër, mund të jetë dhe i plakut tim ne varreza çoje ku të duash për vërtetësinë, ai zë është. Kur e pashë te djali, këto folje që u bënë dhe doli, të gjitha çfarë kemi bërë thashë çne këto përgjime. Agronin e kanë përgjuar të tjerët, nga ka ardhur kjo e gjen ai vetë, nga kanë ardhur përgjimet.

Kush të ka urdhëruar ty të vesh te im bir, një shef i madh i ka dhënë urdhër, çne, emri im, ku dihet që jam unë i filtruar nga ai është filtruar.

Ça lidhje ka emri ime në atë mes, nuk e mohoj bisedën reale, nuk e mohoj, por ku është përgjuar zotëria e di. Unë nuk di te përgjoj, jam hallexhi, ato i di ai që merret me shtet.

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More