Dëshmitë nga Athina, deri tani 3 shqiptarë të vdekur, ja çifti i parë që përfundoi në spital

Situata në zonën ë Atikës në Greqi është ende shumë e rrezikshme, ndërsa deri më tani raportohet për të paktën 60 viktima dhe më shumë se 160 të lënduar.

Gazetarja Ira Londo raportoi nga Greqia për “News 24” se fatkeqësisht është konfirmuar se ka tre viktima shqiptarë, të cilët kanë qenë punonjës të një restoranti. Gjithashtu mësohet se janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve ne Greqi.

Ndërsa disa prej shqiptarëve qe jetojnë dhe punojnë atje kanë përfunduar në spital nga asfiksia. Një çift shqiptarësh, të cilët shkuan për ndihmë mjekësore në spital, folën për Top Channel:

“Përfunduam në spital nga tymi i tepërt. Bashkëshortja nuk merrte dot frymë. Pësoi akth. Nuk merrnim dot frymë”.

Gazetarja e News24 u shpreh se kjo zonë është shumë e populluar nga shqiptarët, dhe gjatë këtyre orëve ajo ka pasur kontakt me disa prej tyre.

Gazetarja tha se brenda makinës së një shqiptari është gjetur një viktimë, por ende nuk dihet nëse është trupi i një të riu nga Tepelena.

Ndërkohë, ajo është shprehur se nga dëshmitë që ka pasur nga shqiptarët që kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, i është pohuar se favori që ata kanë pasur, ka qenë njohja e mirë e zonës, pasi jetojnë aty edhe gjatë dimrit, dhe kjo i ka ndihmuar që të largohen përmes rrugicave dhe të dalin më shpejt në det.

fire-870x418

Pjesa më e madhe e viktimave janë gjetur të shkrumbuar në makina, duke mos pasur mundësi të largohen.

Ndërkohë, “Report Tv” ka marrë një dëshmi nga një emigrant shqiptar, Mondi Sinaj, i cili në një lidhje telefonike nga Athina shprehet se në zonën që ka rënë zjarri kishte shumë shqiptarë që punonin në banesat që janë djegur, ndërsa nga informacionet e para janë 13 të lënduar.

Përsa i përket shqiptarit që dyshohet se ka humbur jetën, ai është nga Tepelena dhe sipas Sinajt, nuk arriti që të dalë nga makina, pas zjarrit.

“Në fakt në zonën e zjarreve ka pasur shumë shqiptarë të cilët punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Kemi informacion se 13 shqiptarë janë lënduar nga flakët. Kam folur me shumë prej tyre. Flitet edhe për një djalë nga Tepelena që dyshohet se është djegur në makinën e tij, por nuk e dimë 100% të saktë.

Kemi pasur shumë ndihmë nga ambasada. Janë interesuar deri vonë në orët e mbrëmjes. Zjarret kanë rënë kudo në Athinë në të gjitha anët. Kam parë gra dhe fëmijë që vuajnë dhe digjen, është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam parë masakër me sy.

Ato që hoqëm dje nuk mund të përshkruhen dot. Njerëzit u hodhën në det për të shpëtuar. Është diçka e tmerrshme. Unë isha në shtëpi dhe u interesova për njerëzit që njihja. Zjarri ishte me shpejtësi për shkak të erës”, është shprehur ai.

Një tjetër emigrante shqiptare nga Athina, Drita Bushi në një lidhje telefonike për Report Tv thotë se janë djegur 10 banesa të shqiptarëve, ndërsa situata është mjaft e rëndë.

“700 banesa janë djegur, shumë njerëz humbën jetën, pashë një fëmijë dy muajsh, që humbi jetën nga zjarri. 10 banesa të shqiptarëve janë djegur nga zjarri. Një familje shqiptare erdhi më kërkoi ndihmë dhe më tha u dogj cdo gjë. Ajo tha u futëm në det dhe erdhën anijet na morën. Një burrë më tha po rrija në ballkon, u hodha në det për të shpëtuar. Në një party u dogjën 25 persona. Shqiptarë nuk e dimë akoma a ka të vdekur, nuk e kemi marrë vesh akoma. Skenat janë si në filma. Situata nuk është aspak e mirë, po gjenden shumë njerëz të vdekur. Thonë që janë 50 të vdekur, por numri është më i lartë. Nuk kemi kontakte me ambasadën shqiptare, nuk e di numrin e telefonit, po ndihmojmë njerëzit me ushqime dhe strehim ketu”, është shprehur ajo.

Ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant.

Sipas mediave greke pjesa më e madhe e tyre ishin familjarë, dhe akoma më prekës është fakti që disa prej tyre janë gjetur të përqafuar me njëri-tjetrin në përpjekjet e fundit të dëshpëruara për shpëtim

A woman reacts with horror as she surveys the scene of a burnt out property in the resort of Mati, to the east of Athens

Restoranti thuhet se ndodhej 100 metra larg detit, por flakët dhe hiri i zjarrit i ka asfiksuar të gjithë ata që ishin brenda duke i ndaluar kështu të mund të gjenin një rrugëdalje.

Raportohet për “BalkanWeb” se në mesin e viktimave në këtë restorant dyshohet se qenë edhe tre shqiptarë që punonin aty, megjithatë mbetet ende për t’u konfirmuar.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Qendër në Shqipëri për refugjatët? Donald Tusk përkrah idenë… Shqipëria zgjidh krizën e Merkel dhe hap negociatat?

Qeveria gjermane dhe kancelarja Angela Merkel është përfshirë në një nga krizat...
Read More