Dëshmon ish-komandoja: Nesim Hoxha do më vriste me një kokërr ulliri, prandaj i preva kokën

alban-voda

Ish- komandoja Alban Voda, i arrestuar nga policia e Përmetit si autor i vrasjes së fqinjit të tij, 66- vjeçarit Nesim Hoxha, në fshatin Ujëmirë të Këlcyrës ka dëshmuar përballë oficerëve të policisë gjyqësore, por nuk i ka bindur këta të fundit me versionet që ka dhënë për krimin e kryer paraditen e së dielës, pasi ka shfaqur halucinacione gjatë marrjes në pyetje.

Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se, 30-vjeçari Voda, ka deklaruar se 66-vjeçari Hoxha, kishte dashur ta mbyste para disa vitesh me një kokërr ulliri. Në një moment të dytë, Voda ka deklaruar se 66-vjeçari ka përdhunuar hallën e tij. Dëshmi kjo që ka ngritur pikëpyetje për gjendjen mendore të 30 –vjeçarit, Alban Voda, ndaj pritet që ai t’i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik për të përcaktuar shkallën e përgjegjshmërisë.

Voda, nuk ka qenë më parë i evidentuar si person me probleme psikike dhe po ashtu nuk ka pasur një kartelë klinike që vërtetonte këtë fakt. Ndërkohë në periudhën 2009-2012, ai ka shërbyer në Forcat e Armatosura, ku ka marrë pjesë në dy misione, në Kabul dhe Herat dhe pas përfundimit të misioneve është larguar nga radhët e ushtrisë për t’u mbyllur në vetvete dhe duke shmangur çdo shoqërim apo komunikim me njerëzit.

Pritet që policia dhe prokuroria të kërkojnë edhe një raport të detajuar mbi gjendjen e tij në kohën e shërbimit ushtarak. Ndërsa është larguar përfundimisht nga radhët e forcave komando në vitin 2015. Nga veprimet hetimore rezulton se Voda vuante nga depresioni, por nuk ka qenë person problematik për shërbimet e policisë dhe nuk ka qenë i evidentuar me kartelë mjekësore nga Spitali. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Në një dalje për mediat ka reaguar edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi kodheli, duke e cilësuar si një ngjarje të rëndë dhe një problematikë e tillë është prezente edhe në ushtritë e vendeve të tjera të NATO-s, jo vetëm në vendin tonë. “Ne i trajtojmë sa janë në radhët e Forcave të Armatosura, ndërsa më pas nuk mundemi pasi nuk jemi Ministria e Punëve Sociale.”, u shpreh ministrja , Mimi Kodheli.

Shkruar Nga
More from Revista User

Para se të duhemi, duhet të kuptohemi!

Ka një fazë në jetë në të cilën kërkojmë dashurinë sikur të...
Read More