‘Dëshpërim, vrer dhe mllef’, Ronela Hajati në konflikt me komentuesit

  

Këngëtarja  e njohur Ronela  Hajati i është kundërpërgjigjur keq disa komentuesve në rrjetet sociale dhe duket se është kthyer në burim konflikti. Konflikti nuk ka mabruar me kaq. Ronela ka vazhduar më tej me disa story në të cilat shkruan se e kupton të gjithë të gjithë dëshpërimin e paraiztarëve që nxjerrin vetëm mllëf, vrer dhe ofendime.

“Nga këtu ku jam shoh njerëz që kanë 100 punë, që ikën dita pa e kuptuar dhe prapë kanë gjithmonë kohë për të thënë një fjalë të mirë. E kuptoj gjithë dëshpërimin dhe kohën e lirë parazitare që kemi për të nxjerrë vetëm mllef, vrer, ofendime, zili dhe mbase s’kemi faj.”- ka shkruar Ronela.

“Dhe sa për b**e, unë realisht mund t’i kem më të mëdhaja se ca ‘skutha’ që mbyllin natën duke i shfryrë gjithë epshet e tyre të neveritura nëpër foto. U, më fal, edhe një gjë. Ishte thjesht një rrudhë se ka dhe nga ata që s’hanë pykë fare dhe e mendojnë vërtetë ore.”- vazhdon ajo.

“Dhe po e shkruaj shqip meqe kemi shumë kërkesa. Plus dhe të mos ju dëgjojë njeri tjetër. Ditë të mbarë.” “Tani besoj është momenti që po të njëjtët dërgojnë nga këto mesazhet e tipit “Të drejtë ke”, “Po me ca merresh”, “Bravo Ronel” domethënë,” – ka përfunduar e indinjuar këngëtarja.

Image

Image

Image

Image

Image

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Xhafaj takon Hahn: Shqipëria do dalë nga lista e zezë e drogës

Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafaj zhvilloi një...
Read More