Dështon atentati me 3 të shtëna ndaj të riut lezhjan, shpallet në kërkim patrioti i tij

policia-e-lezhes

Një i ri nga Lezha me iniciale N.N. 24 vjeç i ka shpëtuar një atentati që iu bë me pistoletë ndërkohë që po qarkullonte me makinën e tij.

Polici e Lezhës ka identifikuar si autorin e mundshëm, 22-vjeçarin po nga Lezha me iniciale Xh.D. që e ka kryer aktin për motive të dobëta.

NJOFTIMI PLOTE I POLICISE

Më datë 16.03.2017, nga efektivët e Sektorit kunder krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.D. 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit N.N. 24 vjeç, banues në Lezhë i cili po levizte me mjetin e tij . Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar . Në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Vrasja me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/5 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Markle kundër rregullave strikte mbretërore në Britani

Aktorja Meghane Markle ka vendosur të kundërshtojë disa prej rregullave strike që...
Read More