Dështon tanku gjerman/ Ja çfarë i kanë bërë luftëtarët kurdë ‘Leopard’-it turk

“Leopard 2”, tanku gjerman i blerë nga Turqia për të luftuar kurdët e Sirisë, ka gabime të shumta të cilat kanë rezultuar vdekjeprurëse për ushtarët dhe tankistët e Erdoganit.

6-4

Picture 1 of 4

Tanku i prodhuar në Gjermani, i cili dikur quhej si një nga më të mirët në botë, ka pasur mangësitë e saj të ekspozuara në mënyrë të turpshme në fushën e betejës në Siri.

Fotografitë nga operacioni ushtarak turk i quajtur “Eufrat Shield”, që filloi në gusht 2016, tregojnë mbetjet e djegura të një prej tankeve “Leopard 2”, që mësohet se kanë shpërthyer pasi kanë ndeshur në mina anti-tank të vendosura nga ushtria kurde.

Imazhet e marra nga një video e cila është shpërndarë në rrjet nga një portal i ISIS-it, tregojnë tankun me kullën të shkëputur nga trupi si pasojë e shpërthimit.

Foto të tjera nga i njëjti konflikt tregojnë një “Leopard 2-s” duke qëndruar jashtë shërbimit në një hendek dhe borë pasi është dëmtuar rëndë.

Mjetet e blinduara të ndërtuara në vitet 1970 u treguan “të cenueshme” gjatë luftimeve, pasi u dislokuan nga Turqia për të luftuar ushtarët kurdë të mbështetur nga Britania dhe SHBA-të.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ditët më të mira për të bërë fitnes

Çasti i duhur për të djegur më shumë (dhe për t'u lodhur...
Read More