Destinacioni i vitit, shqiptarët e njohim shumë mirë

Kur ka mbetur edhe pak nga viti 2017, ne po ju prezantojmë se kush është destinacioni më i preferuar, që është Kanadaja. Një komb i hershëm dhe i sjellshëm, ku të gjithë kanë kohë të luajnë hokej apo të vizitojnë mrekullitë që i ka falur natyra, liqenet akullnajore të Banff etj.

Kështu Kanadaja është zgjedhur si destinacioni i vitit 2017 nga revista Travel+ Leisure. Nën fjalët tolerancë dhe shpresë, revista prestigjioze thotë se është kombi për të cilin ekspertët e udhëtimit nuk kanë kritika dhe se ka një ndikim të madh në rang global.

Në fakt Kanadaja u përmend shpesh kohët e fundit, pasi edhe kryeministrit e ka simpatik. Justin Trudeau ka prekur zemrat e të gjithëve, me mirësinë e tij, sportivitetin, çorapet e famshme dhe të qarat e ndjera në raste ngjarjesh të dhimbshme.

Sigurisht që ky vend është i njohur për gjithë shqiptarët, ku të shumtë e kanë ëndërr të shkojnë e të jetojnë atje, nëse i pyet ata thjesht të thonë: Një botë tjetër, puno, bën lekë dhe jeton mirë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbi 100 të vrarë nga shpërthimi në Siri

Numri i të vrarëve nga sulmi me makinë-bombë ndaj autobusëve që bartnin...
Read More