Detaje/ Ja kush është vajza që vdiq në spitalin privat, arsyet që e çuan në operim

Një 15-vjeçare Blerta Pepa ka humbur jetën pas mesnatës gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në kryeqytet.

Arsyeja që e detyroi adoleshenten të shkonte në spital mësohet se është një incident që ajo ka pësuar gjatë orës së Fiskulturës në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”.

 

operacion

Picture 1 of 2

Burime nga policia bëjnë me dije se vajza ka këputur ligamentin e këmbës dhe është transportuar në spital nga prindërit.

Diçka ka shkuar keq gjatë operacionit në spitalin privat. Dyshohet se vajzës t’i jetë injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma.

Fill pas ngjarjes, mjeku anastezist me inicialet T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anastezie.

Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e viktimës

Shkruar Nga
More from Revista User

Jordania ekzekuton 15 persona, 10 prej tyre të dënuar për terrorizëm

Jordania ka ekzekutuar 15 të burgosur, ku 10 prej tyre ishin të...
Read More