Detaje nga ngjarja tronditëse: Çfarë po ndodh në Durrës

Bastisje gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrën e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme, raporton gazetari i “Panorama”.

Nuk ka ende detaje për materialet që kanë mundur të vidhen, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve.

Është urdhëruar që të mos hyjë askush brenda pasi prish vendin e provës. Pas kësaj, njoftohet se do të bëhet inventari për të parë se çfarë saktësisht kanë synuar grabitësit.

Ndërkohë po këqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishtërinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Vjedhja është konstatuar nga pastruesja, e cila ka gjetur që në orët e para të mëngjesit kur nisi punën, dyert e dëmtuara të prokurorisë.

Kujtojmë se kjo është herë e dytë në një hark kohor të shkurtër që ndodh diçka e tillë në këtë qytet, pasi pak më parë u vodh posta sekrete e prokurorisë.

Kjo prokurori po heton ngjarje të rëndësishme, kurse ish-drejtuesja e saj është promovuar duke marrë drejtimin e Krimeve të Rënda.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mediet e huaja: Rita Ora… një lesbike?! Kënga e Rita Orës dedikim për ishin Cara Delevingne

  Rita Ora ka kënduar këngën e saj të re “Girls”, të...
Read More