Detaje nga operacioni policor: Ja akuzat ndaj organizatës kriminale

Zbardhen detaje të reja nga aksioni policor i zhvilluar gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme.

Arrestime janë bërë në 6 qytete, duke nisur nga Kukësi në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Dibër dhe Korçë.

Burimet policore thanë se janë lëshuar 51 urdhër- arreste nëpër të gjithë Shqipërinë.

Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë dhe punonjës e drejtues policie.

Personat e arrestuar dyshohet se bënin pjesë në një organizatë kriminale që trafikonte njerëz.

Në këmbim të parave, njerëzit dërgoheshin në SHBA dhe në Kanada.

Shumat e paguara varionin nga 15 mijë deri në 20 mijë dollarë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

A mund të luftojë Edi Rama kundër vetes së tij

Nga Armand Shkullaku Po të ndjekësh videoselfie-t apo statuset e Edi Ramës...
Read More