Detaje nga rrëmbimi i avionit me 118 persona në bord

avioniiiiiiii-933x445

Zbardhen detaje nga pengmarrja e avionit me 118 persona brenda. Dy pengmarrësit që u prezantuan si mbështetës të Gadafit e kërcënuan se do hidhnin në erë avionin, nuk ishin të armatosur.

Pak para orës 16, kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka njoftuar në Tëitter se “rrëmbyesit e aeroplanit të kompanisë ajrore të Libisë, i cili është dërguar dhunshëm në Maltë “janë dorëzuar, janë kontrolluar dhe janë vendosur në paraburgim”.

Rrëmbyesit, pak pas uljes së aeroplanit të kompanisë Afriqiyah Airëays në Maltë, fillimisht janë kërcënuar me eksploziv dhe armë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Mirëpo, më kalimin e kohës, rrëmbyesit fillimisht kanë liruar pasagjerët, pak më vonë, pjesëtarët e ekuipazhit dhe në fund janë dorëzuar edhe vet.

Krejt në fund është kuptuar se armët që kanë thënë se kanë me vete, kanë rezultar false.

Rëmbyesit raportohet të jenë përkrahës të ish liderit të Libisë, Muamer Gadafi, mirëpo ende nuk dihet cilat janë arsyet e rrëmbimit të aeroplanit.

Zhvillimet e djeshme/ Rrëmbimi i avioni me 118 persona në bord, lirohen të gjithë pengjet

Pas negociatave me policinë janë lënë të lirë të gjithë personat që mbahehsin peng në avionin e Libisë që u ul në aeroportin e Maltës.

Mediat vendase e më pas edhe ato të huaja raportojnë se gjithë pasagjerët në bord janë lënë të lirë,kurse dy pengmarrësit kanë pranuar të dorëzojnë armët.

Rrëmbimi

Alarm pas sinjaleve se një avion me 118 persona në bord është rrëmbyer. Mediat e huaja raportojnë se kryeministri i Maltës ka thënë se kemi një “situatë të mundshme rrëmbimi, ndaj një avion libian me 118 persona në bord”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Njihuni me trendin e Vjeshtë-Dimër 17-18

Tashmë, look-u nude nuk skandalizon më askënd. Edhe në këtë sezon stilistët...
Read More