Detaje: Një Kuran pranë makinës së djegur të kosovarit

Nga Spartak Koka, TV Klan

Të tjera detaje dalin në dritët nga ngjarja e rëndë dhe plot mister që ndodhi një ditë më parë në periferi të qytetit të Fushë-Krujës.

Sipas të dhënave, mësohet se pasi kanë fikur zjarrin që kishte përfshirë tërësisht makinën, shërbimet zjarrëfikëse së bashku me policinë kanë gjetur në një distancë prej 3 metrash një Kuran, i cili nuk ishte i dëmtuar dhe i djegur.

Libri i shenjtë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale për gjurmë gishtash.

Ndërsa anëtarët e grupit hetimor e konsiderojnë praninë e Kuranit, si një kushtëzim që i është bërë viktimës për t’u betuar mbi librin e shenjtë për ndonjë dyshim që ata kanë patur se viktima i kishte mashtruar apo gënjyer.

E gjithë ngjarja vijon të mbetet enigmatike ndërsa për përcaktimin e identitetit të viktimës do të jetë krahasimi i gjurmëve biologjike të viktimës dhe familjarëve të të dyshuarit nëpërmjet ekspertizës së ADN që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me 57-vjeçarin nga Mitrovica.

Vëllai i Xhafer Osmanit ka deponuar në polici se që prej të premtes në mbrëmje telefoni i dilte i fikur.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Një Marrëveshje e Re si ajo e Mukjes – e domosdoshme për ditët e sotme

Nga Pirro Prifti Si para 2 ditëve, 75 vite më parë, më...
Read More