Detaje të reja rreth ekzekutimit të shqiptarit në Athinë

auto_pol1442598938

Ekzekutimi i shqiptarit Rigert Dervishi në Athinë ka bërë që policia greke të ndërmarrë një aksion të gjerë për zbulimin e autorëve.

Mediat greke shkruajnë se vrasja e shqiptarit Dervishi ka qenë aksidentale. Hetimet thonë se për objektiv ka qenë shqiptari tjetër, i cili udhëtonte me 32-vjeçarin Dervishi.

Ai është identifikuar vetëm si një 36-vjeçar i lidhur me trafiqet e drogës. Policia e Athinës ka arrestuar 54 të dyshuar si pjesë e një trafiku të organizuar të drogës dhe po pyeten për vrasjen e shqiptarit.

Kështu, janë sekuestruar 400 kg hashash, 10 automjete, pesë armë zjarri, 1 kg kokainë. Janë kontrolluar edhe 25 banesa.

Ende nuk ka gjurmë të autorëve. Ata dyshohet se janë shqiptarë dhe të lidhur me trafikun e drogës Shqipëri-Greqi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohet emri i biznesmenit që iu shkatërrua makina me tritol në Vlorë

Tritol një automjeti në Vlorë. Ngjarja e ndodhur në lagjen ‘10 korriku’...
Read More