DETAJE/ Zbulohet kush është pronari i varkës që iu vu eksploziv në Pogradec

Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me eksploziv që ndodhi sot në qytetin e Pogradecit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë njësia speciale anti-eksploziv nga Tirana për verifikimin në terren të ngjarjes.

Si pasojë e shpërthimit nuk është dëmtuar vetëm varka, por edhe automjeti tip Benz me targë “AA 060 RJ” i shtetasit Renato Kadilli që ka në pronësi vaska peshku. Sipas ekspertëve shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme

Policia njoftoi se në orën 07.00, në Volorekë, në një varkë në anë të rrugës, pronë e shtetasit R.K, është vendosur lëndë shpërthyese.

“Nga të dhënat e para rezultoi se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit.

Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet proceduriale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” shkruhej në njoftim.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këta janë personat e bezdisësshëm të rrjeteve sociale

Ju ndoshta shpesh e keni vënë re se fotografitë dhe postimet nga...
Read More