DETAJET/ Banda e drogës drejt Greqisë, ja si u zbuluan 22 trafikantët shqiptarëve

droga105

Një super operacion mes tre shtetesh, Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni, finalizuan dje një operacion anti drogë ku u arrestuan 22 persona.

Organizatorë të linjës së trafikut nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë qenë shtetasit Gazmend Lleshanaku dhe Jorgo Dulla, ndërsa 20 persona të tjerë janë vënë në pranga me akuzën se kanë bashkëpunuar dhe kanë qenë pjesë e rrjetit të drogës

“Gjatë këtij hetimi disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, shkruan Panorama.

Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi, ose Maqedoni-Greqi”, bënë me dije dje burimet Prokurorisë. Policia e Shtetit, e cila publikoi rezultatet e përmbledhura të aksionit, në një komunikatë më vete nga ajo e prokurorisë tha se në aksion kanë marrë pjesë edhe efektiva të DEA-s amerikane.

HETIMET

Pikënisja ka qenë në qershor 2016, kur në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës janë arrestuar dy shtetas maqedonas, Muzafer Saliju dhe Aleksandar Tprevski.

Ata kishin kontaktuar me Gazmend Lleshanakun nga Elbasani për të gjetur mënyrën e trafikimit të lëndës narkotike nga Shqipëria në Maqedoni, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë-Thanës. Lleshanaku kishte kontaktuar me bashkëpunëtorin e tij, Isak Alla, për të transportuar një ngarkesë narkotikësh deri në Përrenjas, ku do të takoheshin me dy shtetas maqedonas.

Në makinë, Lleshanaku kishte edhe Gëzim Ballën e Jani Meçjan, të cilët, siç rezultoi nga hetimi, kanë pasur dijeni, por nuk kanë marrë pjesë në trafikim. Pasi janë takuar me maqedonasit dhe i kanë treguar cilësinë e “mallit”, Isak Alla e ka dërguar lëndën narkotike në një shtëpi në Përrenjas.

Maqedonasit, pasi kanë rënë dakord “me pazarin”, janë larguar drejt Maqedonisë, ndërkohë Lleshanaku, Alla dhe dy miqtë e tyre janë nisur për në Librazhd. Sapo kanë kaluar në territorin maqedonas, Muzafer Saliju dhe Aleksandar Tprevski janë arrestuar nga autoritetet e vendit fqinj, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e autoriteteve shqiptare.

Nga Policia Shqiptare në banesë u gjet shtetasi Vangjel Bogdani, i cili u arrestua, pasi nga kontrolli u zbuluan 6 pako me lëndë narkotike kanabis sativa.

TRAFIKIMI

Në vijim në gusht 2016, Gazmend Lleshanaku ka angazhuar Aurel Toskën nga Pogradeci që të sigurojë një sasi lënde narkotike, me qëllim për ta trafikuar drejt Maqedonisë. Toska e ka fshehur drogën poshtë një ure, në pritje të sinjalizimit nga ana e Lleshanakut për ta trafikuar drejt Maqedonisë (1 kg kanabis).
Kjo lëndë do t’i tregohej si “mostër” një shtetasi maqedonas, me të cilin ishte diskutuar paraprakisht që të krijohej një linjë trafiku narkotikësh. Sasia e drogës është zbuluar nga policia, ndërkohë Lleshanaku dhe Toska kanë shprehur shqetësimin se mund të kishin rënë në gjurmë të policisë.

Pavarësisht këtyre “goditjeve” kundër grupit, aktiviteti i tyre ka vijuar edhe në një linjë tjetër, në bashkëpunim me Jorgo Dulla. Ky i fundit kishte krijuar një rrjet trafikimi Shqipëri- Greqi dhe lëndën narkotike e siguronte në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan etj.

Për këtë shtetas, Prokuroria për Krime të Rënda kishte nisur një procedim penal, me dyshimet se kishte dërguar disa herë sasi të mëdha lëndë narkotike kanabis sativa ne Greqi, duke bashkëpunuar me shtetas shqiptarë dhe grekë.

Në gusht 2016 një ngarkesë droge e planifikuar për trafikim nga Lleshanaku dhe Dulla, nuk u transportua pas ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi në flagrancë transportuesit Arben Pilinçi, Malti Kungulli dhe Arben Allushi, të cilëve iu sekuestrua edhe një sasi prej rreth 13 kg kanabis sativa. Në nëntor 2016 Jorgo Dulla kishte planifikuar trafikimin e një ngarkese narkotikësh nga Shqipëria në Greqi.

Nga Shqipëria iu përcoll informacioni palës greke për të zbuluar rrjetin e bashkëpunëtorëve të Dullës në Greqi. Në datën 21 nëntor 2016, autoritetet greke në bazë të informacionit të siguruar nga prokuroria shqiptare arrestuan në flagrancë, në zonën e Atikas, shtetasit shqiptarë Ledjo Lllozi, Vasil Tashio, Sokol Filipi dhe Nori Bardhi, si dhe shtetasin grek Dimitris Papadopulos. Këtyre personave iu sekuestruan rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis, si edhe 250 gramë kokainë dhe 30 gramë heroinë.

TË ARRESTUARIT

1. Jorgo Dulla, 43 vjeç, arrestuar dje në Tiranë.

2. Gazmend Lleshanaku, 45 vjeç, arrestuar dje në Elbasan.

3. Aurel Toska, 37 vjeç, arrestuar dje në Pogradec.

4. Isak Alla, 55 vjeç, arrestuar dje në Elbasan.

5. Jani (Ilir) Meçja, 45 vjeç, arrestuar dje në Elbasan.

6. Gëzim Balla, 43 vjeç, arrestuar dje në Elbasan.

7. Arben Pilinçi, 45 vjeç, Podgorie, Korçë.

8. Malti (Ermal) Kungulli, 29 vjeç, Podgorie, Korçë.

9. Arben Allushi, 46 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Fier.

10. Mehmet Skënderaj, 64 vjeç.

11. Leo Tafa, 34 vjeç.

12. Eglantin Tafa, 36 vjeç.

13. Ardit Tafa, 21 vjeç.

14. Dorian Tafa, 35 vjeç.

15. Miklovan Kuka, 32 vjeç.

16. Artan Skënderaj, 36 vjeç.

17. Meto Skënderi, 39 vjeç.

18. Ledjo Nikollaq Llozi, 25 vjeç, në Shqipëri.

19. Vasil Tashio, 43 vjeç, në Shqipëri.

20. Sokol Filipi, 27 vjeç në Shqipëri.

21. Nori Bardhi, 34 vjeç, në Shqipëri.

22. Dimitrios Papadopoulos, në Greqi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Manjani: Qeveria, si cirk lëvizës

Ish-ministri Ylli Manjani e cilëson si shfaqje të panevojshme zhvillimin e mbledhjeve...
Read More