Detajet e ngjarjes së rëndë, nxënësja: Mësuesi më puthi në buzë

Një mësues 60-vjeçar nga Delvina përfundoi në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar një nxënëse.

Në pranga përfundoi Neshat Tepelena, 60 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.

“Ndalimi i tij pasi si mësues në një shkollë 9-vjeçare në Delvinë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndaj një nxënëse të kësaj shkolle”, sqaron policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë  Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Një ditë më parë, Drejtoria Arsimore Delvinë pezulloi përkohësisht mësuesin Tepelena pas dëshmisë së familjarëve të një nxënëse të klasës së V për ngacmim seksual.

Familjarët, por dhe vajza 11 vjeçare e fshatit Kalasë, thonë se mësuesi e ka puthur në buzë dhe e ka kërcënuar se do i vinte nota të këqija.

Pëllumb Qerimi, drejtori i këtij institucioni, i tha Ora News se mësuesi ka mohuar të ketë ndodhur ngjarja dhe se kishte kërkuar një muaj më parë transferimin dhe ky transferim ishte bërë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Tre heretikët e Universitetit të Tiranës strehohen te projekti i filozofisë në UET

Universiteti Europian i Tiranës së fundmi ka riorganizuar ofertën e tij akademike,...
Read More