Detajet e seancës: ‘3 tropojanët’, ‘hetimi nga media’ dhe rregullorja

Përpara se të niste seanca e Këshillit të Mandateve, një deklaratë e Fatmir Xhafajt, ministër i Brendshëm, bëri që rrjeti të niste të ziente.

Ai tha se nga ajo që ka parë, Saimir Tahiri nuk rezulton i implikuar.

Xhafaj foli për segmente brenda Prokurorisë, që po i shërbejnë politikës me këtë çështje.

Kur në sallën e Këshillit të Mandateve u shfaqën tre prokurorët, Besim Hajdarmataj, Elisabeta Ymeri dhe Gentian Osmani, menjëherë në rrjet u shpërnda si virus një jetëshkrim i tyre.

Të tre janë tropojanë me lidhje të ngushta me familjen Berisha.

Kaq u desh dhe nisën spekulimet.

Kjo edhe për faktin se performanca e tyre u duk e dobët. Prokurorët u justifikuan se ata nuk janë politikanë dhe se bëjnë punën e tyre ashtu siç dinë, në përputhje me ligjin.

Por deklarata se hetimi ka nisur nga raportimet në media para dy ditësh ngjalli akoma më shumë debat.

Në fund, vetë kryeministri Edi Rama tha se deri më tani nuk ka asnjë provë, por vetëm zhurmë nga ‘kazani’ i medias dhe politikës.

Ndërsa demokratët nga ana e tyre u revoltuan për faktin se Saimir Tahiri ‘mori në pyetje’ prokurorët, duke thënë se kjo është në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin.

Sipas tyre, Prokuroria i ka provat, por ato janë sekret.

A është e vërtetë kjo?

Prokurorët thanë se kanë të dhëna sekret, ndaj kërkuan seancë të mbyllur.

Mediat dhe opinioni mbeten në pritje të detajeve të tjera…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zv/kryetari i Bashkisë Tiranë: Arsyet pse vendosëm rritjen e çmimit për ujin e pijshëm

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në rubrikën “Opinion”...
Read More