Detajet e skanimit, Xhafaj: Krimi i organizuar s’ka të ardhme këtu!

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj kishte një mesazh të qartë në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit”: “Krimi i organizuar nuk mundet dhe shumë shpejt nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri”.

Ai tha se qeveria Rama është e vendosur të bëjë gjithçka të mundur të shkatërrojmë rrjetet kriminale, infrastrukturën dhe fuqinë e tyre ekonomike.

Ne sot i japim rrugë dhe shpallim fillimin e një lufte multi-frontale, intensive dhe pakompromis ndaj strukturave të organizuara kriminale, aseteve të tyre dhe shërbëtorëve të tyre, me vullnetin për ta bërë vendin tonë një vend armiqësor për këdo që mendon se mund të pasurohet në kurriz të të tjerëve dhe në dhunim të ligjeve të shtetit.

Por, Xhafaj u kujdes të nënvizonte që krimi i organizuar nuk ka markë shqiptare.

Krimi dhe në veçanti krimi i organizuar nuk ka markë shqiptare dhe as është emblema e shqiptarëve, nuk jemi ne të vetmit në këtë rajon dhe në këtë botë të trazuar që e vuajmë këtë të keqe të madhe, përkundrazi, por çështja shtrohet se me gjithë progresin e bërë në 3-4 vitet e fundit, ne jemi ende larg standardit të një shoqërie ku sundon ligji dhe drejtësia”, tha Xhafaj.

Kurse Idajet Faska, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit njoftoi disa detaje për veprimtaritë e grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri

“Policia e Shtetit ka filluar identifikimin e të gjitha grupeve kriminale që operojnë në vend, duke bërë një skanim si të aktivitetit të tyre, të lidhjeve midis grupeve të tjera kriminale të lidhjeve të ndryshme me persona apo subjekte që kanë influenca qofshin këto politike, ekonimike, mediatike të cilët krijojnë lehtësira për ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal” deklaroi Faska.

Skanimi i grupeve kriminale

Nga analiza dhe skanimi i grupeve ka rezultuar që:

53% e grupeve që operojnë në vend janë të përfshirë në aktivitetin e narkotikëve, kryesisht kultivimi dhe trafikimi i tyre.

11% janë përfshirë në trafiqe të paligjshme,

18% e grupeve kriminale përfshihen në krime të rënda, sic janë vrasje, shtrëngim dhënie pasurie dhe të tjera

18% të tjerë  janë përfshirë në aktivitetin e krimit ekonomik.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vonesa shqiptare apo Latenci shqiptar

Përfaqësues i mendimit liberal, i cili karakterizohet nga hapje ndaj vlerave të...
Read More