Detajet nga aksidenti që tronditi Tiranën: Shoferja mori para nënën me dy fëmijë…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz.

Teksa drejtonte automjetin tip “Benz” me targë AA071UA, shoferja me inicialet R.K, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke u përplasur me një biçikletë dhe më pas me tre këmbësorë, nëna me dy fëmijët e mitur.

Për pasojë ka humbur jetën vajza 7-vjeçare, dhe drejtuesi i biçikletës, 29-vjeçari me incialet R.I.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë për “BalkanWeb” se ishte drejtuesja e mjetit tip “Benz” që doli nga rruga, duke marrë përpara biçikletën dhe këmbësorët.

Sakaq, ambulanca mbërriti për të ndihmuar të plagosurit, ku mësohet se fëmija tjetër 6 vjeç ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia thotë se po heton për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

10 dëshmitë: Jeta ime e re pasi fitova bursën Pashko UET

Bursa “Pashko”, akorduar nga Instituti Europian Pashko dhe UET, mbështet çdo vit...
Read More