Detajet: Treni e shtyu makinën me 6 anëtarë të një familjeje për 100 metra

Një familje e tërë, prindërit dhe 4 fëmijë kanë shpëtuar mrekullisht ndërsa janë shtyrë përreth 100 metra nga treni.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku treni i udhëtarëve i linjës Durrës-Elbasan është përplasur me një mjet tip “Volvo”.

Makina me targa angleze drejtohej nga shtetasi me iniciale B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.

Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kush janë romët? Njihuni me një kulturë mijëravjeçare

Të pranishëm në shumë vende të botës si dhe hebrenjtë, romët janë...
Read More