Detajet/Nga u larguan vrasësit e ish-drejtorit të policisë

policia-naten-1-1024x768_1

Dy dyshohet të jenë autorët e vrasjes me armë zjarri të ndodhur këtë të shtunë pranë liqenit artificial në Tiranë, ku mbeti i vdekur ish – Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Gazetari i Tv Klan, Spartak Koka nga vendngjarja bën me dije se ekzekutori i Cukut ka qenë i kamufluar dhe është larguar me biçikletë.

Autorët dyshohet të kenë përfituar nga errësira dhe kanë arritur të largohen në rrugicat dytësore, të cilat lidhin me stadiumin Dinamo dhe sheshin “Willson”.

Ai raporton gjithashtu se Cuku është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor. Më herët, ai kishte qenë i ulur në një lokal aty pranë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po sekuestron dhe po këqyr në këto momente kamerat e 4 bizneseve, mes tyre kamerat e një supermarketi dhe një karburanti.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 në “Rrugën e Kosovarëve”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bukuroshja indiane si princeshë përrallash në Kanë

Aishwarya Rai ka vazhduar të mahnis me pamjen e saj në Festivalin...
Read More