Detyrimet ndaj doganave – Në vitin 2018 ulen normat e interesit për kamatëvonesat

Operatorët ekonomikë që kryejnë shkëmbime tregtare jashtë vendit, pra aktivitete eksport dhe import, mund të jenë në një farë mënyrë “subjekte borxhlie”. Ky detyrim i prapambetur krijohet në momentin kur dorëzojnë deklaratat doganore.

Pra në këtë mënyrë detyrime të prapambetura nuk ka vetëm shteti tek biznesi, por edhe sipërmarrja vetë te administrata fiskale. Në shumë raste pagesa e këtij borxhi zgjidhet me formën e garancisë, e cila mund të përcaktohet në disa mënyra.

Kjo garanci mund të ketë vlerën totale të borxhit doganor, mund të ketë një pjesë të saj apo edhe mënyra të tjera garantimi brenda dispozitave ligjor. Por si procedohet më këto sipërmarrje që kthehen “në subjekte borxhi doganor” dhe kur ky detyrim nuk shlyhet në kohe.

Ministria e Financave ka përcaktuar tashmë në një udhëzim, ku mbi këto “debitorë” aplikohet kamatëvonesa, e cila ka të përcaktuar edhe normën e interesit.

Kështu sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave bazë për llogaritjen e kamatëvonesave gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2018 do të jetë interesi 2.25 për qind kur borxhi shlyhet brenda muajit, ndërsa kur borxhi shlyhet nga sipërmarrja jo brenda muajit të përcaktuar interesi është 5.25 për qind.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për periudhën e parë të vitit 2017 ky interes ishte më i lartë.

Referuar udhëzimit të Financave, interesi ishte 3.75 për qind, kur borxhi shlyhej brenda muajit, ndërsa kur borxhi nuk shlyhej brenda muajit interesi ishte në masën 6 për qind.

Shkruar Nga
More from Revista User

ISIS po armatos refugjatët për të organizuar sulme terroriste

Organet greke të rendit po analizojnë me kujdes paralajmërimet e bëra nga...
Read More