Devoll/ Vjedh ‘Smartin’, arrestohet i riu



pranga1

Një i ri është arrestuar pasi ka vjedhur një automjet tip Smart” të parkuar në afërsi të një lokali në Devoll.

Arbër Voci, 32 vjeç, banues në fshatin Vishocicë-Devoll është vënë në pranga.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga S.V, 27 vjeç, banues në Korçë, i cili ka deklaruar se më datë 23.05.2017, në Bilisht, në afërsi të një lokali i kanë vjedhur automjetin tip “SMART” me targa AA 138 PG, në pronësi të tij.

Në Zëmblak, në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e strukturave të DVP-Korçë, u bë i mundur ndalimi i mjetit të lartpërmendur, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, bëjnë me dije sot burime zyrtare nga policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Përse ngjyra e kaltër vishet gjithmonë nga gratë e pushtetshme?!

Për të paktën tre vitet e fundit, ngjyrat pastel kanë përjetuar periudhën...
Read More