Dhëndri i dehur kanos vjehrrën 79-vjeçare në Gramsh, plagos lehtë vajzën e tij

Një 45-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur vjehrrën e tij.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Kodovjat të Gramshit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Gëzment Taçe dyshohet se ka kanosur vjehrrën e tij me inicialet M.H., 79 vjeçe. Po ashtu, dyshohet të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij, shtetasen J.T., 19 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gazment Taçe, 45 vjeç banues në fshatin Lenie. Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Kodovjat, në gjendje të dehur dyshohet të ketë kanosur vjehrrën shtetasen M.H., 79 vjeçe banuese në fshatin Kodovjat. Gjithashtu dyshohet të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij, shtetasen J.T., 19 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 130/a/2/3 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kujdes kur bëni selfie, ja cilat janë anët negative

Sipas ekspertëve të bësh vazhdimisht selfie ndikon në prishjen e harmonisë në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.