Dhjetori i Gramoz Pashkos

Gramoz Pashko nuk ishte profet.

Ai as pretendoi të ishte i tillë edhe pse pati krijuar rreth vetes një grup dishepujsh që e dëgjonin me sy e me veshë kur fliste kundër regjimit, për sistemin e dështuar ekonomik e të ngjashme.

Por në vjeshtë të 1990 në intervistën e famshme për Zërin e Amerikës kur foli për arratisjen e Kadaresë Pashko profetizoi fundin e komunizmit.

“Mua më vjen keq se ai do më mungojë, por nuk besoj se kjo do të jetë për shumë gjatë, besoj se shumë shpejt se ai do të kthehet…”, tha ai pasi më herët i kishte thurur lavde shkrimtarit që ishte shpallur tradhtar nga regjimi.

Nuk dihet çfarë e ka shpëtuar atëherë Gramoz Pashkon, as çfarë e shpëtoi më vonë kur u nda prej Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha dhe ndiqej nga SHIK.

Një njeri që adhuronte më së pari lirinë, siç kujtojnë ata që e njohin, e ka pasur me gjasë të vështirë të mësohej me idenë se e ndiqnin dhe e vëzhgonin, por po ashtu ka qenë i stërvitur dhe siç kujton Spartak Ngjela me një guxim prej të çmenduri aq sa i dërgonte atij në qeli “The Economist” që atëherë vinte vetëm për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Rrëfimin e plotë për ‘Dhjetorin e Pashkos’ e gjeni në revistën Mapo, tashmë në të gjitha pikat e shitjes në treg.

familja-pashko gramoz-pashko-pd-fillimet gramozi-i-ri pashko-dhe-mimoza pashko-familja-varke pashko-great-man pashko-shkurt pashko-zogaj pashko11

Shkruar Nga
More from revista mapo

Pak femra, shumë plastikë… shumë meshkuj, pak burra!

Nga Holta Heba* Keqardhja sa vjen dhe shtohet kur sheh se femrave...
Read More