Dhuna ndaj biznesmenit, kompania tërheq investimin 450 mln dollarë



fad-mitriQeveria nuk ka reaguar ende pas këtij lajmi që u përcoll me fotot e biznesmenit në barrela në aeroport, ndërsa opozita akuzoi kryeministrin si fajtor për situatën. OMNIX: Ky akt i rëndë kriminal ia ka dalë që të rrënojë përpjekjet e OMNIX Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milionë USD

Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë OMNIX njoftoi dje se pas dhunës së ushtruar ndaj biznesmenit libanez, Fadi Mitri, tërhiqet nga të gjitha investimet në Shqipëri. Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër tij dhe familjes është shkak i këtij largimi, njoftoi kompania në një deklaratë për mediat. Qeveria nuk ka reaguar ende pas këtij lajmi që u përcoll me fotot e biznesmenit në barrela në aeroport, ndërsa opozita akuzoi kryeministrin si fajtor për situatën.

“Ky akt i rëndë kriminal ia ka dalë që të rrënojë përpjekjet e OMNIX Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milionë USD në Gjirin e Lalzit.

Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma me të gjithë elementet e tjerë të një standardi më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, park ujor, dyqane, bulevard, bare, restorante etj.” – thuhet në reagimin zyrtar të OMNIX.

Ky projekt gjigant do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do t’i jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destinacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan, është shprehur përfaqësuesi zyrtar i kompanisë. Me këtë investim, OMNIX Albania do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë”.

Si konkluzion OMNIX Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjell indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot, OMNIX Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë. “Falënderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta”,-  referohet më tej në deklaratën zyrtare të largimit.

Përpjekjet e OMNIX për të investuar në Shqipëri në zonën e Gjirit të Lalzit kanë nisur 8 vite më parë. Por vetëm në vitin 2013, kompania mundi të marrë lejen nga Këshilli i Rregullimit të Territorit për zhvillimin e investimit. Me rotacionin politik të 2013-s, projekti u ngri. Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018. Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit.

Dhjetë ditë më parë, disa persona dhunuan fizikisht presidentin e Omnix Fadi Mitri. Policia ka arrestuar një prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, ndërkohë që motivi i sulmit dyshohet se ka lidhje pikërisht me investimin e kompanisë në Lalëz dhe pronësinë mbi të.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se “largimi i Omnix Albania është tjetër lajm i keq për vendin tonë”, duke shtuar se “krimi, trafikantët dhe banditët ia dolën ta mbajnë të tyre zhvillimin dhe Shqipërinë”.  “Edi Rama hesht sepse Shqipëria i duhet e varfër dhe e papunë, pasi e ka më të lehtë ta sundojë me banda e trafikantë”, tha Basha.  Rastet e dhunës janë bërë shkaktarë madhorë për largimin e investitorëve nga Shqipëria. Kakomeja është padyshim një nga projektet më të përfolura në Shqipëri. Në fillim u mendua se do të ishte një projekt që do të mbante firmën e Club Med, por kompania u tërhoq nga investimi pak kohë më parë, për shkak të sagës në të cilën kaloi konflikti me banorët vendës për çështjet e pronësisë që shpeshherë u shoqërua me dhunë.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Greqia rikthyen pensionet për minoritarët, 360 euro çdo muaj

Greqia ka rifilluar të ndaj të ashtuquajturat pensione të minoritetit duke dhënë...
Read More