Dhunë prindërve për drogë, ja sa dënohet i riu

gjykata-e-tiranes

Varësia ndaj drogës dhe pamundësia financiare për ta blerë atë ka shtyrë një të ri deri në pikën ku ka kërcënuar me thikë të atin, që nuk pranon t’i jepte lekë.

Edhe pse me prindër invalidë dhe me të ardhura mujore vetëm 20 mijë lekë, i riu i ofendonte dhe i kërcënonte çdo ditë prindërit për t’i marrë lekët, derisa i ati, i frikësuar nga veprimet dhe kërcënimet e tij, e denoncoi në polici.

“Këto fjalë i shoqëronte me veprime duke më drejtuar thikën. Në një moment ndërhyri bashkëshortja ime dhe nuk lejoi që ai të më godiste. Unë dola menjëherë jashtë dhe lajmërova policinë, ndërsa ai u largua me vrap nga shtëpia. Unë kërkoj që çështja të ndiqet në rrugë ligjore pasi djali është shumë i dhunshëm dhe ndihem i frikësuar”, ka rrëfyer babai.

Gjykata vendosi ta shpallë fajtor të riun, duke e dënuar me 6 muaj burgim, pasi sipas gjykatës, vepra ka rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe përhapje të gjerë në shoqëri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Polumbarët e RENEA-s, kërkime në Lumin Buna për gjetjen e trupit të 70-vjeçarit të zhdukur

Policia e Shkodrës dhe polumbarë të RENEA-s kanë zhvilluar gjatë ditës së...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.