Dhunohet barbarisht biznesmeni: Arsyeja dhe detajet…

Rrëmbehet forcërisht dhe rrihet barbarisht sipërmarrësi 33-vjeçar nga Durrësi.

Sipas Ora News, ai u dhunua nga dy vëllezër, të cilëve u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer.

Ngjarja është regjistruar pasditen e së dielës në zonën e Plazhit.

Sipas policisë, dy vëllezërit J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, rrëmbyen shtetasin K.P, sipërmarrës në fushën e ndërtimit (merrej me instalime elektrike dhe hidraulike).

Ata e kanë mbajtur të izoluar për disa orë dhe e kanë rrahur barbarisht 33-vjeçarin dhe më pas e lanë sërish të lirë.

Mësohet se vëllezërit kanë bashkëpunuar edhe me shtetasin Gjergji Qirici nga Tirana.

Sipas burimeve nga policia, vëllezërit përdoren makinën Audi të shokut të tyrë Gjergji Qirici për të kryer rrëmbimin e 33-vjeçarit me orgjinë nga Berati dhe më banim në Durrës.

Policia u vu në dijeni nga një banor i zonës, i cili kishte parë ngjarjen dhe kishte mbajtur mend targën e makinës.

Duket se kur agresorët kanë ndjerë ndjekjen nga policia, e kanë lënë të lirë viktimën te Ura e Dajlanit dhe janë larguar me shpejtësi në këmbë.

I tromaksur, 33-vjeçari i është drejtuar policisë për mbrojtje duke treguar me detaje konfliktin dhe atë që i kishte ndodhur pasditen e së dielës gjatë rrëmbimit.

Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh të pakthyer prej 13 mije eurosh. Ai u kishte blerë një apartament vëllezërve dhe u kishte edhe 13 mijë euro për të plotësuar shifrën për të cilën kishin rënë dakord.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tefik Hyka, biznesmeni që i bënë atentat në Tiranë!

Një atentat me armë zjarri ka tronditur zonën pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’...
Read More