Dhunohet polici në lokal tek “Komuna e Parisit”, 3 në pranga dhe 3 në kërkim

policia-makinat

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur, pas një ndërhyrje në një lokal nate me muzikë live në zonën e Komunës së Parisit pasi është sulmuar nga 6 persona që kanë qenë në gjendje të dehur. Burime zyrtare policore njoftuan ditën e djeshme se në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës 03:24, ka patur njoftime në numrin e emergjencave 112 për prishje të rendit dhe qetësisë, në rrugën “Robert Zhvarc”, tek Komuna e Parisit, në një lokal.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni ka shkuar patrulla e policisë dhe gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktuar me 6 persona të cilët ishin në gjendje të dehur në brendësi të këtij lokal. Ndërkohë gjatë daljes së këtyre personave jashtë ambienteve të lokalit, punonjësi i policisë me inicialet E. V., është goditur me sende të forta në kokë, i cili u dërgua në spital për mjekim. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Robert Zhvarc”, tek një lokal, me pronar shtetasin me inicialet A. S. Në adresën e sipërpërmendur ka shkuar patrulla e policisë, të cilët gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktuar me 6 persona të cilët ishin në gjendje të dehur , ndërsa është goditur me sende të forta në kokë një punonjës policie. Menjëherë uniformat blu kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e komisariatit të policisë numër 2 në kryeqytet të tre personave të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa kanë shpallur në kërkim dhe po punhet për arrestimin e tre të tjerëve. Ditën e djeshme në pranga kanë vënë shtetasit E. S., 40 vjeç; A. K., 27 vjeç dhe 45-vjeçari me inicialet A. K. Mësohet se tre personat e tjerë janë larguar me një automjetin tip “Mercedes-Benz” ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Sakaq materialet e mbledhura iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tiranë për veprime të mëtejshme .

Shkruar Nga
More from Revista User

Selena Gomez dhe Justin Bieber në pritje të fëmijës së parë?!

Rikthimi i tyre në krahët e njëri-tjetrit ishte një ndër lajmet më...
Read More