Dhunoi gruan dhe kërcënoi të birin. Arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gëzim Gogofti, 55 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi u bë pasi për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Biznesmenët amerikanë kundër dëbimit të emigrantëve të rinj

Më shumë se 100 biznesmenë kryesorë në SHBA, përfshirë edhe rrjetet kryesore...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.