Dhunoi psikologjikisht gruan dhe vajzën, 39-vjeçarit i gjejnë dhe armë në banesë

Dhunoi psikologjikisht bashkëshorten dhe vajzën e mitur, pranga 39-vjeçarit. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas hekurave përfundoi Alban Balla. Të njëjtat burime theksojnë se pas kontrollit të ushtruar në banesë, Ballës iu sekuestrua një armë gjahu e llojit “Kralmagnum” dhe 38 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 15.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: – Alban Balla, 39 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas, më datë 14.08.2017, rreth orës 22:00, duke qenë në gjendje të dehur, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases D.B., 31 vjeç dhe vajzës së mitur shtetases I.B., 13 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– Armë gjahu e llojit “Kralmagnum”.

– 38 fishekë, 12 prej të cilëve të vendosur gjerdan. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndryshimi vetëm në 8 javë

Palestra padyshim është një prej mënyrave më të mira për të rënë...
Read More