Dhunon bashkëshorten. Arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

pranga1

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi B. L., banues në Tiranë, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, B. L., 55 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu, çifte.

Shtetases B. L., iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Parashikuar nga Nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pas 35 vitesh Arabia Saudite autorizon hapjen e kinemave

Arabia Saudite do të autorizojë hapjen e sallave të kinemave duke nisur...
Read More