Dhunonte gruan në sy të fëmijëve, policia pas kontrollit i gjen dhe armë në banesë

Dhuna sistematike ndaj bashkëshortes së tij i ka kushtuar lirinë një 44-vjeçari nga Lezha. Burime zyrtare nga policia pohuan se Fatmir Kolecaj, banues në Zejmen akuzohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas në sy të fëmijëve të tij. Të njëjtat burime theksojnë se Kolecaj, përveç dhunës, kishte kërcënuar me një armë zjarri bashkëshorten e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Dhuna në familje” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja si gënjen një femër

Historia e kërkimit në internet nuk është i vetmi sekret i vogël...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *