Shëndeti

Dietë kronologjike? Nuk ka të bëjë me sasinë, por kohën






               Publikuar në : 22:12 - 24/06/18 |
mapo.al

Ndoshta kemi gabuar në gjithçka me fiksimin tuaj për peshoren, dhe kontrollin e asaj që konsumoni. Por duke u fokusuar shumë tek kjo pjesë kemi harruar konceptin thelbësor: kur duhet të hamë?


Një pjatë makarona, është një pjatë makarona gjithmonë, por metabolizmi ynë ndryshon gjatë 24 orëve, e për rrjedhojë dhe aftësia për të përthithur ushqimin. Kështu nuk është njësoj të konsumosh makaronat në darkë, apo në drekë.

Quhet Dietë Kronologjike, dhe nuk është një dietë e radhës, por një regjim ushqimor për të cilin ka nisur të flitet që në vitet ’80. Thelbi është tek sinkronizimi i vakteve me orën e brendshme të trupit, duke nisur nga cikli gjumë-zgjuar, ditë-natë. Pra, duket se është më mirë të hash ushqim sa më herët.

Por cila është arsyeja shkencore e avantazhit të konsumit herët të vakteve? “Dimë ende shumë pak për dietën kronologjike, por dimë atë që vëzhgojmë. Pra, hormone ndjekin një ritëm rrethor, pra prodhimi i tyre ndryshon gjatë 24 orëve. Ata që konsumojnë pjesën më të madhe të kalorive në pjesën e parë të ditur janë më të dobët dhe kanë rrezik më të ulët për diabet dhe sëmundje të zemrës”, thotë Andrea Ghiselli.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas