Digjet kampi me 1500 emigrantë, 10 të plagosur



kampi

Një kamp strehimi me 1500 emigrantë në veri të Francës është shkatërruar plotësisht nga një zjarr, i cili filloi pas përleshjeve mes afganëve dhe kurdëve.

Të paktën 10 persona u plagosën kur zjarri prishi baraket e kampit pranë portit të Dunkirk, shkruan BBC.

“Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse një grumbull hiri” tha Michel Lalande, prefeti i rajonit të Francës veriore.

Bregdeti në veri të Francës ka qenë i mbushur me emigrant duke u përpjekur për të emigruar në Angli. Kampi në Grande Synthe që u përfshi nga flakët ishte ndërtuar në mars të 2016 dhe kishte kryesisht shtetas nga Iraku dhe kurdë.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Dy gra nga Tirana denoncojnë bashkëshortët në polici: Na dhunojnë

Nuk janë të pakta rastet e dhunës në familje, ndërkohë që viktima...
Read More