Digjet shtëpia e të moshuarve pas dekorimit të pemës me qirinj të vërtetë

te-moshuarve-iu-dogj-shtepia-pasi-e-dekoruan-bredhin-me-qirinje-te-vertete-foto-2

Në Worthing të Anglisë, një shtëpi është shkatërruar nga zjarri, pasi pronarët e kishin dekoruar bredhin me qirinj të vërtetë.

Gjyshërit në të 80-at kanë dashur t’ju tregojnë nipërve, se si festohet në mënyrën tradicionale gjermane, meqë e kanë prejardhjen nga ai vend.

Por, gjatë orëve të natës, pema me stoli është ndezur duke u kthyer në një top me flakë.

“Për shkak të stolive që janë të punuara nga materiali i ndezshëm, bredhi mund të eksplodojë dhe flakët të përfshijnë tërë dhomën”, ka thënë kreu i ekipit të zjarrfikësve.

Mirëpo, gjyshërit, nipërit dhe prindërit e tyre, kanë shpëtuar të palënduar, pasi kanë dalë me shpejtësi përjashta.

Shkruar Nga
More from Revista User

FBI e akuzoi një person se ka planifikuar sulm terrorist për Krishtlindje

Agjencia amerikane, Buroja Federale e Hetimeve, e njohur me shkurtesën FBI, e...
Read More