Disa mënyra për t’u mbrojtur nga alergjitë e këtyre ditëve të pranverës

Sapo kemi hyrë në atë periudhë të vitit, ku rastet e alergjisë, sidomos ato nga poleni njohur edhe si riniti alergjik, janë në fazën e tyre të lulëzimit. Teshtijmë, na kruhet hunda e na lotojnë sytë. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga kjo sëmundje. Sipas ekspertëve, 1 në 5 njerëz në të gjithë botën rezulton me alergji apo astmë, ndërsa në vendin tonë këto simptoma prekin 5-7% të popullatës.

Alergjia nga poleni shkaktohet nga dia alergentë, grimca dhe spore pemësh e lulesh që qarkullojnë në ajër. Të gjithë mund t’i thithim këto grimca, por jo të gjithë shfaqim shenja alergjie, kjo sepse disa pacientë janë më të ndjeshëm ndaj tyre. Te këta pacientë, sistemi imunitar është më i dobët.

Shenjat më të shpeshta të alergjisë nga poleni janë:
-bllokimi i hundëve
-rrjedhje të sekrecioneve të ujshme nga hundët
-teshtima të njëpasnjëshme
-lotim i shtuar dhe skuqje e syve;
-kruajtje të syve, hundës, veshëve nga brenda dhe jo rrallë edhe kruarje të qiellzës së gojës.

Mënyra më e mirë për të shmangur përkeqësimin e alergjisë nga poleni është shmangia e kontaktit me shkaktarin kryesorë të alergjisë që janë polenet e luleve.Duke qenë se një gjë e tillë nuk është e mundur plotësisht, atëherë rekomandohet shmangia në maksimum e ekspozimit ndaj tyre, sidomos në mëngjes dhe në drekë, apo në ditët me erë.

Rekomandohet që këta persona të lajnë shpesh duart, fytyrën dhe sidomos flokët, për të larguar polenet që mbeten në trup.Një kujdes i veçantë duhet treguar dhe ndaj ushqimeve.Gjithashtu personat në fjalë duhet t’u shmangen aktiviteteve fizike siç janë vrapi, shëtitjet me biçikletë ose çdo lloj aktiviteti tjetër sportiv në mjedise të hapura.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Dy incidentet e Ramës në Berlin, jo vetëm përplasja me deputetët, po edhe me një studiues”

  Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sërish sot te vizita e disa...
Read More