Dita Botërore e Librit, Viron Kona i ftuar në aktivitetin e Bibliotekës Nr.10…

Nga Mirgen Çela – Ashtu si në të gjithë Botën, “Biblioteka 10”  me përfaqësuese Znj.Elvana Çela në bashkëpunim me mesuesen e Gjuhës dhe të Letërsisë Znj.Aisha Katana, organizoi një aktivitet me rastin e “23 Prilli Dita Botërore e Librit”.

Libri është dhe mbetet instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së dijes dhe ndikimit të zhvillimit të shoqërisë. Biblioteka është organizëm në zhvillim, institucioni ku  merret informacion për dije.

Biblioteka 10, për të ofruar lexuesin me librin në bashkëpunim me shkollat e Njësisë Administrative Nr.4 organizoi këtë  aktivitet ku të pranishëm ishin: Përgjegjësi i Shërbimeve Sociale Artil Cela dhe përfaqësues të tjerë të  Njësisë Administrative Nr.4.

I  ftuar në aktivitet ishte autori shume i dashur i librave për fëmijë Z.Viron Kona dhe Bashkim Saliasi të cilët dhanë një atmosferë kulturore artistike me praninë e tyre në këtë ditë të shënuar për miqtë e librit.  E veçanta e aktivitetit ishte kur shkrimtari Viron Kona foli për rrugën e gjatë të shkrimeve të tij, ëndërrat dhe kujtimet e bukura të fëmijërisë të cilat i kishte bërë realitet.

Shkrimtari Viron Kona i udhëzoi fëmijët dhe dashamirësit e librit që të lexojnë sa më shumë dhe të shkruajnë çdo gjë , çdo ngjarje, çdo emocion që ato kalojnë gjatë jetës së tyre dhe kështu mund të bëhen edhe ato një ditë shkrimtarë të njohur.

Ai iu përgjigj shumë pyetjeve të drejtuara nga fëmijët duke i lënë atij shumë mbresa dhe emocione të veçanta. Autori Viron Kona me rastin e Ditës Botërore të Librit i bëri dhuratë bibliotekës së shkollës “Eqrem Cabej ” disa libra nga krijimtaria e tij e kohëve të fundit.

Aktiviteti mori një larmi ngjyrash me interpretimet e fëmijeve sipas shkollave përfaqësuese.

31239270_626744391000399_1736407168438087494_n30171983_626742624333909_9165504660941412578_o31113865_626743004333871_3367467045685248995_n31131437_626742524333919_741527588598945242_n31131651_626742297667275_2540913571620806177_n31143911_626742864333885_5342754571717529649_n31144033_626742964333875_3632021042842856200_n31144211_626742807667224_1442997285586659366_n31144255_626742201000618_7392370252836020599_n31154252_626744297667075_3723807376679108685_n31166312_626743674333804_471225940378834176_n31166957_626744844333687_3741446674936015528_n31178473_626742557667249_115591453597694392_n31183514_626742817667223_8522499068277410630_n31189963_626742304333941_6933941055650899369_n31224978_626743107667194_2918256367916560021_n31230611_626743214333850_1568045200994802034_n31235013_626743781000460_6389066107166097064_n
 
 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Elvis Pupa rikthehet ashtu siç nuk e kishit menduar

Aktorin Elvis Pupa nuk e kemi parë të jetë pjesë e ekranit...
Read More