Dita e Çlirimit, komunistët me foton e Enverit: PKSH pasuri…

Edhe këtë vit, nostalgjikë të diktatorit Enver Hoxha dhe anëtarë të Partisë Komuniste shqiptare u mbledhën në varrezat e dëshmorëve. Me pankarta dhe me fotot të ish-udhëheqësit që drejtoi me dorë të hekurt vendin për 45 vjet, ata u shfaqën pak pasi nga varrezat ishin larguar krerët e shtetit.

5-1

Picture 1 of 5

Komunistët sivjet u paraqitën atje të prirë nga kryetari i partisë së tyre, Qemal Cicollari, i cili me megafon mbajti një fjalim të shkurtër, që u brohorit nga të pranishmit me thirrjet “partia Komuniste”.

”PKSH e mposht qëndrimin antikombëtar të forcave politike të djathta, të cilat kanë denigruar. PKSH është pasuri e kombit shqiptar dhe si e tillë do ta kryejë me nder misionin e saj në krye të popullit. Kjo parti e mposht politikën që ndjekin disa forca politike të majta. Bashkohuni me Partinë Komuniste të Shqipërisë”, tha Cicollari.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndeshja me Shqipërinë, Elisha Levy: Të gjithë e njohën aftësinë e skuadrës shqiptare.

Siguria ka qenë kryefjala e vizitës së Izraelit në Shqipëri, por afrimi...
Read More