Dita e dytë e takimit informal të ‘Rama 2’ dhe urimi i kryeministrit

Edi Rama do të vijojë edhe ditën e sotme takimin e tij me ministrat e rinj në Vlorë. Mbledhja informale me kabinetin e ri qeveritar, ku marrin pjesë edhe kryetari sapozgjedhur i parlamentit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, nisi që prej mbasdites së djeshme, për të vijuar sërish sot.

Mësohet se takimi do të nis që në mëngjes, në një prej restoranteve të Llogarasë në një bashkëbisedim me gazetarët.

Takimin e paralajmëroi nga mbledhja e asamblesë kryesocialisti, ku mesa duket nuk dëshiron të humbasë kohë, por të nisë menjëherë punën.

Në fokus do të jetë finalizimi i punës për programin e qeverisë, draft-planin e ministrive që do t’i paraqiten grupit në mbledhjet e para.

Po ashtu, me kryetarin e asamblesë dhe të grupit parlamentar do të finalizohen propozimet për ekipin drejtues të grupit dhe të komisioneve parlamentare.

Ndërkohë, ‘BW’ siguroi dje pikat e diskutimit dy ditor që do të mbajë Rama me ministrat e rinj.

PIKAT
1-Ndarja të kompetencave
2-Rrëgullimi i 104 drejtorive në varësi
3-Shperndarja e godinave ministrore
4-Pergatitja e kuadrit ligjor që bën të mundur zbatimin e skemës së re qeverisëse
5-Hartimi i programit qeverisës që miratohet në parlament së bashku me votëbesimin e qeverisë.
6-Drejtimi i 5 komisioneve parlamentare nga PS (5 kryetarët dhe shpërndarja e anëtarëve).

Shkruar Nga
More from Redaksia

Blerina Ago: Nuk ka më kohë për të humbur, Shqipëria ka nevojë për turizëm cilësor

  Blerina Ago është një prej 100 sipërmarrësve të rinj të cilët...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.