‘Dita e Verës’: Elbasani lëkundet nga një tërmet, por festimet nuk ndalen

Sot është Dita e Verës. Festa është përqendruar në qytetin e Elbasanit, aty ku kanë nisur tashmë festimet.

Mbrëmjen e djeshme është organizuar një koncert i madh festiv në sheshin ku sot janë dyndyr njerëzit që kanë vendosur ta festojnë këtë ditë pikërisht në Elbasan.

Sot do të ketë aktivitete të shumta, duke nisur me një garë çiklizmi, paradë karnavalesh të shkollave 9-vjeçare dhe Panairi i Zejeve me veshje tradicionale.

Por rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme u regjistrua një tërmet në Elbasan.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 ballë dhe epiqendra e tij ishte në Kuturman.

Mësohet se lëkundjet e tokës u ndjenë rreth orës 4:20 të mëngjesit të ditës së sotme.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale dhe duket se ky tërmet nuk do të bëhet pengesë për festimin e Ditës së Verës në Elbasan ku pritet një numër i madh vizitorësh nga e gjithë Shqipëria.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

A do të ndezin Mali i Zi dhe Shqipëria Luftën e Tretë Botërore…!!!

-Perceptime dhe keqperceptime Nga Kristaq Xharo   Mjaftoi një intervistë e sinqertë...
Read More