Dita e verës/ Ja akset rrugore që do të bllokohen në kryeqytet

dita-e-veres

Ditën e sotme qytetarët festojnë Ditën e Verës. Si shkak i festimeve, në kryeqytet do të bllokohen disa akse rrugore. Policia sqaron se nga ora 22:00, e datës 13.03.2017, deri në orën 23:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Sheshin “Skënderbej” deri në kryqëzimin me bulevardin “Zhan D’Ark”

– Rruga “Myslym shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

-Nga ora 07:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Rruga “Hoxha Tahsim”, nga kryqëzimi me rrugën “Beqir Luga” deri tek Sheshi “Avni Rustemi”

– Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Sheshi “Avni Rustemi” deri tek kryqëzimi me Rrugën e “Barikadave”

-Nga ora 10:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Sheshi “Nënë Tereza”

– Rruga “Brigada e VIII”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Vaso Pasha”

– Rruga “Pjetër Bogdani”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”

“Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e aktiviteteve. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteteve, si dhe i bëjmë thirrje të shmagin sa më shumë përdorimin e mjeteve gjatë ditës së nesërme”, sqaron policia.

img_8529

Shkruar Nga
More from Revista User

Ngjallja e Krishtit, besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë dhe katolike festojnë sot Pashkët, ndërsa mesnatë kremtuan ngjalljen e...
Read More